Lajme

Në listën e PDK-së do të jetë edhe Ramë Buja!

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 16 May 2017

Gazeta Blic ka marrë vesh se në Listën Zgjedhore do të jetë edhe emri i ish- ministrit të Arsimit, Ramë  Buja.

Ky vendim i Bujës vjen pas hedhjes poshtë të aktakuzës që është bërë publike sot edhe në media.

“Ramë Buja do të jetë në Listën zgjedhore të PDK-së. Pos që Buja ka shprehur një vullnet të tillë, edhe Veseli i ka kërkuar ish- ministrit që të jetë pjesë e Listës”, tha ky burim.

-Advertisement-

Ndryshe, Ramë Buja në zgjedhjet e vitit 2014 ishte tërhequr përkohësisht nga politika.

Buja përpos që ka mbajtur postin e ministrit, ai ishte një kohë edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera