Lajme

Në Kuvendin e Spanjës kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 November 2021

Në seancën e sotme të Kuvendit të Spanjës, dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve i kanë bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti Aitor Esteban ka deklaruar se tashmë Spanja dhe Kosova janë përballur në një ndeshje futbolli.

“Sa i përket Kosovës, njiheni sepse veç ka pasur ndeshje futbolli tashmë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Ndërkaq deputetja Mertxe Aizzpurua ka deklaruar se është koha që Spanja ta njohë sovranitetin e Kosovës.

“Është koha për ta njohur sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës si shtet i plotë. Sepse është shtet i dalë nga dëshira e popullit. Nuk duhet t’ia kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as për Ballkan, as për këtë shtet”, ka deklaruar Aizpurua.

Kujtojmë se Kosova dhe Spanja janë ballafaquar më 8 shtator të këtij viti në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Kjo ishte ndeshja e dytë, pasi Kosova dhe Spanja ishin përballur edhe në Sevilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera