Në kundërshtim me ligjin, kompensohen zyrtarët për borde dhe komisione
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 12 July 2017
Ani pse ligjërisht nuk është e lejueshme, Minisria e Shëndetësisë ka ka kompensuar zyrtarët e saj për pjesëmarrje në borde dhe komisione.
“MSh vazhdon t’i kompensoj zyrtarët e saj për angazhime në borde dhe komisione, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP-së” thuhet në raportin e Auditorit, shkruan Indeksonline.
Kompensimi I ka kushtuar mjaft buxhetit, ku 369 mijë euro janë shpenzuar për këto pagesa që janë në kundërshtim me nen 80 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, shkruan Indeksonline.
“Pagesat për borde dhe komisione në MSh për vitin 2016 (përfshirë edhe dhjetorin 2015) ishin në vlerën prej 390,385€” thuhet në raportin e Auditorit.
Pagesat për borde dhe komisione për zyrtarët specifik janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi pasi që nuk lejohet pjesëmarrja në më shumë së një bord apo komision.
Mirëpo, sipas ZKA-së, “ Në MSH edhe më tej vazhdon të përsëritet pjesëmarrja e zyrtarëve të njëjtë në më shumë së një komision apo bord” shkruan Indeksonline.
ZKA thotë se kjo mund të shkaktojë pagesa të parregullta dhe dëmtim eventual të buxhetit.
Përveç kësaj, sipas tyre, angazhimi në borde/komisione gjatë orarit të punës rrit rrezikun që zyrtarët të mos i kryejnë obligimet e tyre ditore si rezultat i angazhimit në detyra tjera./Indeksonline
Të tjera
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...