Lajme

Në Kumanovë ekziston një qytet nëntokësor, kontrollohet nga NATO dhe armata amerikane

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 26 April 2017

Mareshali i Jugosllavisë Josip Broz Tito ka ndërtuar 26 objekte nëntokësore në ish Republikat e Jugosllavisë, të parapara për strehim në rast lufte. Prej tyre shtatë janë ndërtuar në Serbi, 6 në Bosnje e Hercegovinë, pesën ë Kraci, tre në Slloveni, tre në Mal të Zi dhe dy në Maqedoni.

Ndërtimi i këtyre objekteve ka kushtuar afër 90 miliardë dollarëve. Siç kanë dëshmuar ish ministra dhe eprorë jugosllavë, disa prej këtyr strehimoreve ngjasojnë me qytete të tëra, shkruan Gazeta Lajm.

“Qytete” të tilla kanë qenë të ndërtuar në Beograd, Vis, Kupari, Kumrovec, Konjic, Drvar, Gorazhdë, Han Pjesak, në Jasen (Maqedoni), kurse për herë të parë bëhet e ditur se objekt i tillë nëntokësorë ekziston edhe në Kumanovë.

-Advertisement-

Sipas disa mediumeve “qyteti” nëntokësorë në Kumanovë është nën kontroll të NATO-s deh SHBA-ve. Objekte të ngjashme nëntokësore kompanitë e ish Jugosllavisë kanë ndërtuar edhe në Irak dhe Libi, për Sadam Huseinin dhe Gadafin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera