Lajme

Në kufi me Serbinë, doganierët e Kosovës konfiskojnë auto-pjesë për vetura

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 27 December 2021
Në pikë-kalimin kufitar në Jarinje, oficerët doganorë kanë konfiskuar sasi të madhe të mallrave, auto-pjesë të reja për vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundervajtëse. /Gazeta Infokus/

Të tjera