Lajme

Në Kryeministri mbi 2 milionë euro të buxhetuara gabimisht

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 27 June 2017

Mijëra euro, të cilat Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM)i ka dhënë nga kategoria e subvencioneve, nuk janë arsyetuar nga përfituesit.

Ndërkohë që mbi dy milionë euro shpenzime për disa projekte të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, po ashtu të ndara nga ZKM-ja, kanë qenë para që janë buxhetuar e paguar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.

Këto janë dy nga shumë parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka identifikuar në raportin e auditimit për ZKM-në për vitin 2016. Këso parregullsish në shpenzimin e buxhetit në Zyrën e Kryeministrit, Auditori ka evidentuar edhe në raportin e vitit 2011, por ato nuk janë adresuar nga ZKM-ja.

-Advertisement-

 Rreth gjetjeve për vitin 2016, as zyra për media e ZKM-së e as zëdhënësit e Qeverisë në largim, Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës që nga e premtja e javës së kaluar.

E në raportin e Auditorit thuhet se menaxhmenti i ZKM-së është pajtuar me gjetjet e auditorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera