Lajme

Në Kosovë sot shënohet 246 vjetori e Pavarsisë së SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 04 July 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Pëtër këtë ditë sot do të ketë aktivitete tashmë tradicionale të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për nderë të 4 korrikut (246 vjetori i Pavarsisë së SHBA) të mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës.

Aktivitetet do të mbahen tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

-Advertisement-

Nga ora 9.00, sikurse viteve tjera zjarrfikësat e Prishtinës do ta pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

“Aktiviteti qendror fillon nga ora 11.00. Garda e Nderit e FSK do ta ngrit flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton “, njofton Shoqata “Miqtë e Amerikës.

Po ashtu SHKA “Flaka e Llapit”, do performojë me disa valle para dhe pas ngritjes së flamurit.

“Disa figura të poltikës së SHBA do të jenë të vendosura në ekspozitën me Rollapa: Presidentët: Woodrow Wilson, George H. W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Joe Biden. Senatorët: McCain, Bob Dolee, Kongresmenët: Joseph DioGuardi, Tom Lantos, selretarja Madeleine Albright, Gjenerali Wesley Clark”, njofton Shoqata “Miqtë e Amerikës.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” njofton se në kuadër të aktiviteteve do të ketë edhe fotografitë nga aktivitetet e kaluara për 4 korrik të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

“Kemi paraparë që shumë qytetarëve të rastit në Prishtinë e disa qytete t’ua dhurojmë nga një poster, ku do jenë të gjithë Presidentët e SHBA. Aktiviteti do të vazhdoj edhe ditëve tjera”, thuhet në komunikatën e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera