Lajme

Në Kosovë më shumë ka përdorues të telefonisë mobile sesa banorë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 15 June 2017

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për TM1 2017, raporton RTKlive..

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të parë (TM1-2017) ka arritur në 1,981,365 përkatësisht për 13% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2016). Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2016, numri i përdoruesve ka rënie 1.4% (ose 28,483 përdorues më pak)”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera