Lajme

Në Kosovë meshkujt vetëvriten më shumë se femrat

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 18 March 2018

Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Kosovë që nga viti 2001e deri në vitin e kaluar kanë pësuar ngritje dhe rënie.
Polica e Kosovës në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se statistikat e vetëvrasjeve në 17 vitet e fundit flasin për luhatje të shifrave.

Sipas policisë rastet më të shpeshta janë viktima të moshave 18 deri në moshën 40 vjeçare.

“Sa i përket gjinisë dhe moshës së viktimave të rasteve të vetëvrasjeve, nuk mund të themi se është një moshë e caktuar që dominon edhe pse raste pak më të shpeshta janë ato me viktima të moshave nga 18 deri 40 vjeçare”, thuhet në përgjigjen e tyre.

-Advertisement-

Gjinia mashkullore prin me kryerje të vetëvrasjeve ndërsa tek femrave kjo dukuri është më e madhe sa i përket rasteve të mbetura në tentativë.

“Kur flasim për gjininë, viktimat e gjinisë mashkullore prijnë në kryerje të këtij akti, kurse për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore,”, ka thënë policia.

Sipas statistikave të dërguara nga policia e Kosovës numri i vetëvrasjeve ka qenë më i ulëti në vitin 2008 me 28 vetëvrasje ndërsa për tentim vetëvrasje viti 2001 ka qenë më i ulëti me 41 tentim vetëvrasjeje.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve ka qenë gjatë vitit 2014 me 77 vetëvrasje ndërsa për tentim vetëvrasjeje ka qenë në vitin 2010 me 372 persona që kanë tentuar t’i japin fund jetës.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës vërejmë që vetëvrasja ndër vite ka pasur luhatje të shifrave por që tri vitet e fundit ka rënë dukshëm krahasuar me vitet paraprake.

Statistikat shtesë ndër vite të këtij fenomeni (rastet e tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve):

Viti 2001: Janë evidentuar: 74 vetëvrasje dhe 41 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2002: Janë evidentuar: 74 vetëvrasje dhe 51 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2003: Janë evidentuar: 66 vetëvrasje dhe 72 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2004: Janë evidentuar: 64 vetëvrasje dhe 202 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2005: Janë evidentuar: 56 vetëvrasje dhe 137 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2006: Janë evidentuar: 58 vetëvrasje dhe 203 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2007: Janë evidentuar: 54 vetëvrasje dhe 221 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2008: Janë evidentuar: 28 vetëvrasje dhe 244 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2009: Janë evidentuar: 73 vetëvrasje dhe 293 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2010: Janë evidentuar: 67 vetëvrasje dhe 372 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2011: Janë evidentuar: 52 vetëvrasje dhe 306 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2012: Janë evidentuar: 58 vetëvrasje dhe 343 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2013: Janë evidentuar: 45 vetëvrasje dhe 236 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2014: Janë evidentuar: 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2015: Janë evidentuar: 60 vetëvrasje dhe 219 tentim vetëvrasjeje,

Viti 2016: Janë evidentuar: 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasjeje dhe

Viti 2017: Janë evidentuar: 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasjeje.

Policia e Kosovës ka thënë se çështja e vetëvrasjes trajtohet nga institucionet përkatëse të cilët kanë rol parandalues dhe këshillues, në të kundërtën policia e heton rastin e vetëvrasjes vetëm nëse dyshohet se individi në fjalë është detyruar të kryej këtë akt.

“Vetëvrasjet si akt, trajtohet nga institucione dhe nga individë te profesioneve të ndryshme. Secili i qaset nga fushë-veprimi i vet. Është temë e psikologëve, mjekeve etj., të cilët kanë rol parandalues e këshillues. Policia i heton këto raste kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë, pra kur kemi të bëjmë me konsumim të Veprave Penale: “shtyrja në vetëvrasje” apo “ndihma në vetëvrasje”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera