Lajme

Në Kosovë më shumë burra se sa gra

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 14 December 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për gratë dhe burrat në Kosovë”, për vitet 2016-2017, ku thuhet se në bazë të raportit gjinor të popullsisë, janë 111.2 meshkuj për 100 femra. Ndërsa, mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra, transmeton Gazeta inFokus.

Në të dhënat statistikore ASK-ja, thotë që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2016-2017“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Sipas ASK-së, për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

-Advertisement-

“Informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2016-2017“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 111.2  meshkuj për 100 femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë); Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra; Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2017; Shkalla e punësimit te gratë ishte 12.7%, ndërsa te burrat 46.6%; dhe Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 28.7% për burrat”. Thuhet në komunikatën e ASK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera