Lajme

Në Kosovë mbi 30 mijë persona të infektuar, flet infektologu i njohur

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 November 2020

Tash e një vit bota po përballet me një virus krejt të panjohur për njerëzimin. Në muajin mars të këtij vit u shënua edhe rasti i parë me Covid19 në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga tre mujori i parë i vitit 2020, e deri më sot në Kosovë janë bërë 127.722 testime dhe janë infektuar 32.877 persona, me koronavirus.

Infektologu, Ilir Tolaj, për Gazetën inFokus ka treguar për efektin e masave të reja, për parandalimin e Covid19.

-Advertisement-

“Efekti eventual i masave kufizuese do të mund të shihet pas së paku dy javësh të vënjes në veprim të këtyre masave. Për këtë numrat e tashëm të rasteve të reja COVID-19, nuk kanë të bëjnë me masat, por me trendin e infeksioneve që tashmë kanë ndohur edhe para masave”, ka thënë Tolaj.

Më tutje ai për Gaztën inFokus tha se nuk përjashtohet dhe faktin se numri i të infektuarëve është shumëfish më i madh sesa që është numri i rasteve të identifikuara zyrtarisht, sipas tij kjo nododh për arsye se numri i testimeve ka qenë shumë i vogël në vendin tonë.

Ndërsa 885 persona si rezultat i infektimit kanë humbur betejën kundër këtij virusit. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.930 testime, janë shënuar 855 raste pozitive dhe 748 të shëruar, një shifër kjo rekord për persona që kanë kaluar këtë virus. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera