Lajme

Në Kosovë ky ilaç shtrenjtohet për 3 euro në vetëm 10 ditë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 16 April 2022

Sikur shumë produkte tjera, edhe çmimet e ilaçeve në Kosovë kanë pësuar rritje të çmimeve në Kosovë.

Lexues të gazetës Infokus kanë treguar me dëshmi se një ilaç që përdoret për ta luftuar aneminë, ka pësuar rritje të madhe në 10 ditët e fundit.

Lexuesi i Gazetës ka treguar se ilaçi “Ferro Forte 3”, para 10 ditësh ka kushtuar 6.90 euro, kurse sot këtë ilaç ai e ka blerë 9.80 euro.

-Advertisement-

Çmimet e konsumit por edhe ato shëndetësore kanë shënuar rritje enorme në vend, përderisa të ardhurat e qytetarëve kanë mbetur po të njëjtat./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera