Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 01 October 2024
Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.
Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.
Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha për Radio Kosovën se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grup-moshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në ditën e të moshuarave në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:
“Në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjet, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti për Radio Kosovën.
Ndërkaq, Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.
Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive.
Të tjera
-
Osmani uron Rutte:Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, ...
-
Këmbësori që u godit nga motoçikleta në Lipjan në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan. Aty, një...
-
Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashkimin me koalicion AKR-PD
Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e ka...
-
Gërvalla në Gjermani, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këtë të marte në Berlin do të...
-
Akuzat për punësime të pandershme nga ish bashkëpartiaku i tij, flet Dugolli i LVV-së: “Thjesht nuk merrem me të”
Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, pas dorë...
-
Hoti akuzon ministrin Murati për vonesat e pagave
Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka fajësuar ministrin e Financave, Hekuran M...
-
Maqedonci ftohet për raportim, deputetët duan sqarime për ushqimin e largimet në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështj...
-
Mosekzekutimi i pagave, Hoti: Është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri i Financave
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Minisitrinë e Financave...
-
SBASHK-u:Ministri Murati të gjejë mundësi ligjore, pagat të ekzekutohen sot
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë ka shprehur shqetësim për m...
-
Jep dorëheqje anëtarja e VV-së në Drenas: Vetëvendosja e vërtetë në Drenas është Ramiz Lladrovci
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje – Dega në Drenas, Flota Bujupi, ka dhënë dor...
-
Policia shqiptoi 2199 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Merr detyrën si kreu i ri i NATO-s, kush janë sfidat e ish-kryeministrit të Holandës, Mark Rutte?
Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte merr sot detyrën si kreu i ri i NATO-s. Në kët...