Lajme

Në Kosovë grave nuk u ndahet dajaku

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 08 March 2018

Lulet dhe dhuratat tjera nuk mungojnë për gratë gjatë ditës ndërkombëtare të Gruas.

Por një numër i madh i tyre nuk është se kalojnë lehtë gjatë 365 ditëve të vitit.

Kjo pasi dukuria e dhunës në familjet kosovare vazhdon të mbetët shqetësuese, e viktima të kësaj dhunës janë kryesisht gratë.

-Advertisement-

Vetëm gjatë muajve janar-shkurt të këtij viti sipas të dhënëve të Policisë së Kosovës janë raportuar 175 raste të dhunës në familje ndërsa në 143 raste viktima kanë qenë gratë. E në vetëm dy muaj një grua është vrarë në Kosovë.

Ndërsa gjatë vitit 2017 janë raportuar 1269 raste të dhunës në familje e në 958 raste viktima kanë qenë gratë. Gjatë vitit 2017 janë vrarë dy gra, shkruan Infokus.

Në vitin 2016 u shënuar numri më i madh i raportimit të dhunës në familje me gjithsej 2016 raste. E gratë ishin viktima të kësaj dhune në  987 raste.

Në vitin 2015 janë raportuar 2015 raste të dhunës në familje e  viktima gra janë 869, në 2014 janë raportuar 1179 raste e viktima femra janë 930, në vitin 2013 janë raportuar 1087  raste e viktima femra janë 869, në vitin 2012 janë raportuar 1026 raste e  viktima femra janë 826, në vitin 2011 janë raportuar 1046 raste e viktima femra janë 804.

Hiq më mirë nuk janë statistikat as në vitin 2010 ku janë  raportuar 944 raste, e viktima femra janë  944, në vitin 2009 janë raportuar 1080 raste e  viktima femra janë  915, në vitin 2008 janë raportuar 1034 raste, viktima femra janë   836, në vitin 2007 janë raportuar  1077 raste, viktima femra janë  874 ndërsa në vitin 2006 janë raportuar 1371 raste e viktima femra  janë 1104.

Sipas Policisë së Kosovës grave që përjetojnë dhunë në familje i ofrohet strehim dhe rehabilitim në Qendra për punë Sociale.

’Rastet e dhunës në familje nga ana e policisë trajtohen më prioritet, pas ofrimeve shëndetësore, nga ana policisë ofrohet siguria e viktimës,  njoftohen Qendra për punë Sociale e cila kujdeset për trajtimin e mëtutjeshëm te viktimave (strehimin dhe rehabilitimin ), Mbrojtësit e viktimave për ta përkrahur viktimën gjatë proceseve gjyqësore ‘, thuhet në përgjigjen e PK./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera