Lajme

“Në Kosovë frynë erë lirie”, vajza e Surroit bëhet këshilltare e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 01 March 2023

Vajza e Veton Surroit, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas vendimit që është marrur dje nga Qeveria, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit.

Znj. Zojë Surroi emërohet Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.

-Advertisement-

Vendimi:

Marrëdhënia e Kurtit me Surroin

Kryeministri i tanishëm i Kosovës njihjet për ndryshimin e qëndrimeve të tij sa erdhi në pushtet. Dikur ai publicistin Veton Surroi e quante tradhtarë.

Ai në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon.

Por, Kurtin dhe Surroin e kishte bashkuar “urrejtja” që kanë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në vitin 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë numrin më të madhe të votave në Kosovë.

Kësaj fitore i ishte gëzuar edhe Surroi pasi në profilin e tij në “Facebook” kishte shkruar: Në Kosovë fryen erë e lirë.

Ndërsa në vitin 2022 Veton Surroi, Kurti kishte tentuar ta bënte Surroin Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera