Lajme

Në Kosovë, burrat po martohen më të ri, gratë më të vjetra

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 September 2020

Burrat në Kosovë çdo vit po martohen në moshë më të re krahasuar me gratë. Kështu sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi i martesave tek burrat dhe gratë pothuajse ne çdo vit është duke ndryshuar.

Mosha mesatare burrave të martuar në Kosovë në vitin 2019, ka qenë 29 vjeç, shkruan Gazeta Infokus.

E para 6 viteve mosha e burrave të martuar ka qenë më e lartë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të fundit, te Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për kurorëzime dhe shkurorëzime, mosha ku martoheshin burrat në vitin 2014 ishe 30.7 vjet.
Përderisa të gratë sipas këtyre të dhënave ka ndodhur e kundërta, shkruan Gazeta Infokus.

Gratë në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar në një moshë më të vjetër se sa në vitin 2014.

Mosha mesatare e martesave në vitin e kaluar ishte 28 vjeç, kurse në vitin 2014,ishe 27.2 vjeç. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera