Lajme

Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 118 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 10 July 2020

Kosova në dy javët e fundit është përballur me shifra alarmante të të infektuarve me coronavirus.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 2 mijë e 118.

Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së vetëm të enjten janë regjistruar 207 raste të reja dhe 8 vdekje.

-Advertisement-

“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera