Lajme

Në konak të Hovenierit, Escobari takoi Krasniqin, Abdixhikun e Gjinin

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 16 March 2023

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në rezidencën e tij, ka zhvilluar takimin me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njofton Klankosova.tv.

Takimi i Hovenierit dhe Escobarit me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, mes Kosovës e Serbisë.

-Advertisement-

Ndërsa, nesër nga ora 09:00, Escobar do ta takojë të parën e shtetit, Vjosa Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera