Lajme

Në Komunën e Podujevës 28 raste aktive me coronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 30 June 2020

Në Komunën e Podujevës sonte janë paraqitur edhe tri raste të reja.

Epidemiologia Bedrije Rama ka thënë për RTV Dukagjinin se njëri rast është nga fshati Gllamnik ndërsa dy të tjerë nga Podujeva.

“Janë raste të reja infeksioni pasi personat në fjalë janë të papunë dhe nuk dyshohet për raste kontakti”, tha ajo.

-Advertisement-

Anëtarja e Shtabit Emergjent në Podujevë thotë se pavarësisht rritjes së rasteve gjendja në këtë komunë është nën kontroll.

“Tetë raste janë të shtruar në QKUK. Katër në Klinikën Infektive dhe katër të tjerë në Klinikën e Pulmologjisë”.

Rama thotë se në Komunën e Podujevës janë 28 raste aktive, 19 të shëruar dhe një rast ka përfunduar me fatalitet si pasojë e infektimit me coronavirus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera