Lajme

Në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 26 July 2021

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Megjithatë, kundër votuara anëtarët e PDK’së dhe AAK’së.

Deputeti nga radhët e PDK’së, Ilmi Reçica tha se ky projektligj ka shume probleme andaj edhe si PDK nuk do ta votojnë atë.

-Advertisement-

“Ky buxhet nuk duhet të kalojë sepse nëse futemi brenda saj ka shumë probleme që do ndikojnë në zgjedhjet lokale. Dhe ne si PDK nuk e votojmë këtë buxhet”, tha deputeti Ilmi Reçica

Edhe Shemsedin Dreshaj tha se AAK-ja nuk do ta votojë buxhetin, i cili sipas tij, është pa prapavijë dhe me ndasi politike në raport me komuna të caktuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera