Në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci të AP të Këshillit të Evropës, u diskutua për ngjarjet e fundit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 24 January 2018
Sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë. Këtë temë e ka ngritur raportuesi për Kosovën në APKiE, Jardi Roca Mas, deputet nga Parlamenti i Spanjës, me iniciativë të këtij Komisioni.
Çështja e cila u diskutua ishte vrasja e Oliver Ivanoviqit. Raportuesi, z. Roca, dënoi vrasjen e Ivanoviqit, duke theksuar se dhuna nuk zgjedh asgjë, por vetëm demokracia. Z. Roca tha se transparenca është në interesin e popullit të Kosovës dhe se tani është në proces të organizimit të vizitës së parë në Kosovë, në muajin maj ose qershor, në mënyrë që të ketë gati draftin e parë për Kosovën dhe ta prezantojë në APKiE në fund të vitit. Z. Roca theksoi se do të përgatis raportin si shtetas evropian dhe pa ndikim nga politika e shtetit që përfaqëson.
Kryetarja e këtij Komisioni fjalën e kaloi tek delegacioni serb, i cili kishte tendencë dezinformimin e anëtarëve të këtij Komisioni, duke deklaruar se Kosova ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut, duke mos i respektuar të drejtat e komunitetit serb. Po ashtu vazhdoi të thotë se misioni i EULEX-it në Kosovë nuk ka bërë asgjë sa i përket komunitetit serb. Delegacioni nga Serbia vazhdoi të akuzojë institucionet e Kosovës dhe EULEX-in se nuk janë duke bërë përpjekje për kthimin e serbëve në Kosovë dhe për ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Lidhur me këtë çështje, delegacioni serb theksoi se kërkesa e Serbisë për investigim të rastit Ivanoviq, jo vetëm për personin qe e vrau, por edhe për personat që qëndrojnë prapa kësaj vrasjeje, duhet të pranohet. Po ashtu u theksua nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e papranueshme nga ky delegacion.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë dënuar aktin e vrasjes se Ivanoviqit dhe se do të bashkëpunojnë me organet e sigurisë dhe të hetuesisë për zbardhen e rastit me shtetet fqinje.
Delegacioni nga Kosova theksoi se pavarësisht historisë së Ivanoviqit, ai nuk është ndier i rrezikuar nga shqiptaret dhe këtë e konfirmojnë edhe deklaratat nga vet Ivanoviq.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...