Fokus

Në kohë krize KEK-u shpall tenderë për blerje të aparatit të kafes, kjo është shifra marramendëse

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 26 July 2022

Korporata Energjetike e Kosovës pikërisht në kohën kur është afër kolapsit e kur për vetëm 2 javë ka  importuar hiq më pak se mbi 5 milionë euro energji elektrike, si pasojë e tre njësive të cilat dolën jashtë funksionit, po shpenzon shuma të majme edhe për blerjen e aparatit të kafes.

Me 25 korrik, KEK-u ka shpallur një tenderë përmes të cilit po kërkon të blejë një aparat të kafes, e ajo çka bie në sy në këtë shpallje është shifra për blerjen e aparatit, shkruan Gazeta Infokus.

Ky aparat pritet ti kushtojë buxhetit hiq më pak se 3 mijë e 150 euro dhe në bazë të shpalljes thuhet se do të përdoret për nevojat e DPQ-së apo Divizionit të Prodhimit të Qymyrit në KEK.

Javën e kaluar, Gazeta Infokus ka raportuar se vetëm për disa ditë Kosova ka importuar mbi 5 milionë euro energji elektrike, e që prodhimi nga KEK-u ishte vetëm 390 MË/h.

Po ashtu Gazeta Infokus ka raportuar se si menaxhmenti i KEK-ut po mundohen të fshehin këtë situatë dhe tu hedhin hi syve qytetarëve duke thënë se njësia A5 është ndalur për të shkuar në remont dhe se kjo gjë ishte e planifikuar.

Gazeta Infokus ka siguruar informata se termocentralet e KEK-ut aktualisht janë duke prodhuar vetëm 390 megavat orë energji elektrike. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga KEDS/KESCO.

Kurse burime Brenda KEK-ut kanë treguar se në këtë situatë gjinden si pasojë e papërgjegjësisë dhe keq menaxhimit.

“Të ndodhur para këtij dështimi, menaxhmenti i KEK-ut po mundohet ta manipulojë opinionin publik duke thënë se njësia A5 është ndalur për të shkuar në remont dhe se kjo ishte e planifikuar. Mirëpo, faktet nga kryeinxhinieri i ndërrimit në këtë njësi tregojnë se kjo njësi ditën e mërkure është ndalur në ora 24.00 për shkak të problemeve teknike”, ka thënë për Gazetën Infokus, ky burim brenda KEK-ut.

LEXO MË SHUMË: SKANDAL: KEK-u sërish para kolapsit, vetëm 390 MË/h prodhimi e mbi 5 milionë euro importi

/Gazeta Infokus/

Të tjera