Në Klinë u mbajt tubim mortor për të zhdukurin Sefer Azem Krasniqi
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 28 June 2017
Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot në Klinë është mbajtur tubim mortor me rastin e identifikimit dhe varrimit të Sefer Azem Krasniqit nga fshati Qypevë e Ulët të Klinës, i cili ishte zhdukur më 4 prill 1999 në fshatin Kralan të Gjakovës.
Identifikimi i mbetjeve mortore të të ndjerit është bërë me ADN pas plot 17 vite pritje dhe ankthi të familjes të cilët deri tash nuk kanë ditur asgjë për fatin e familjarit të tyre.
Para familjarëve të të ndjerit dhe atyre që kanë akoma persona të zhdukur, personaliteteve të shumta të jetës politike e kulturore, nënkryetari i Komunës së Klinës, Enver Berisha, ka thënë se familjarët e Komunës së Klinës edhe pas 18 viteve akoma jetojnë në ankth dhe pritje për zbulimin e fatit të më të dashurve të tyre të cilët u kidnapuan nga forcat serbe.
Në emër të Shoqatës së Personave të Zhdukur në Klinë, foli Zeqir Morina, i cili ndër të tjera tha se falë gjakut të Seferit dhe gjithë atyre që ranë për këtë vend, sot e gëzojmë lirinë. Ndërsa Haki Kosumi nga Asosacioni i Shoqatave të Personave të Zhdukur, u shpreh se Seferi dhe të tjerët janë gurthemeli i shtetit të Kosovës.
Mbetjet mortore të Sefer Krasniqit, janë varrosur te “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku janë të varrosur edhe dëshmorët dhe martirët e kombit të Komunës së Klinës. Fati i personave të zhdukur në këtë komunë akoma nuk është zbardhur i tëri pasi që janë edhe mbi 50 familje të cilët janë në kërkim të familjarëve të tyre të rrëmbyer nga forcat serbe në Kralan dhe pjese tjera të Kosovës.
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...