Lajme

Në këto vendëvotime do të bëhet rinumërimi i votave

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 10 October 2019

Komsioni Qendror i Zgjedhjëve  ka marrë vendim që në 314 vendëvotime të bëhet rinunumërimi i votave.

Në dhjetë  prejt këtyre rinumërimi do të bëhet plotësisht, kurse të tjerat pjesërisht për shkak që siç thuhet se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1.

-Advertisement-

Këto 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

 

“Me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit, KQZ-ja ka vendosur për këtë rinumërim. Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve saktësia e procesit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, në mënyrë që çdo votë të respektohet”.

 

“Sa për të informuar dhe qytetarët – procedura e QNR-së është e tillë që nuk lejon asnjë Formular të Rezultateve të kalojë (të procedohet si i rregullt) nëse nuk përputhen votat e subjekteve me votat e kandidatëve. Kjo do të thotë se nëse subjekti politik nuk ka vota dhe kandidatët kanë vota apo anasjelltas, atëherë formulari nuk procedohet si i rregullt dhe shkon në auditim”, thuhet në kumtesën e KQZ-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera