Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA

Autori: Gazeta inFokus
23:37 | 18 August 2022
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë të mbrëmjes presidenti serb Aleksander Vuçiq vazhdon të ketë presion nga BE-ja e ShBA-ja.
Siç raporton gazetari i kanal10 në Bruksel, Vuçiq është duke vazhduar takimin me Miroslav Lajçak dhe me Gabriel Escobar.
“Vuciq vazhdon të qëndroj në Bruksel për dallim nga kryeministri Kurti. Ka vazhdimësi të qëndrimit të zotit Vuçiq në Bruksel për të folur me ndërmjetësuesin Lajcak dhe me emisarin e ShBA për dialog, Escobar.
Në këtë moment presioni është i padiskutueshëm mbi Serbinë sepse që të dyja palët edhe BE edhe ShBA ia njohin të drejtën Kosovës për t’i zbatuar masën e reciprociteti. Tash të dyja palët duhet të punojnë me Serbinë që t’i pranojë ato që Kosova të sillet njëjtë sic bën Serbia. Dhe tentimi i parë që shihet më i lehtë për tu realizur është që Serbia të heq dorë nga lëshimi i dokumentëve të posaqme për qytetarë e Republikës së Kosovëa qe hyjnë në territorin e Serbisë”, ka thënë gazetari Xhemajl Rexha.
Kujtojmë se sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit disa orësh në konferencë për media foli shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borell.
Ai tregoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve dhe negociatat do të vazhdojnë. Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE’së tha po ashtu se palët do të mbajnë përgjegjësi nëse eskalon situata.

Të tjera
-
Një haxhi kosovar vdes në Qabe
Një haxhi nga Kosova ka vdekur në Qabe, ka njoftuar hoxha Abdullah Shaqiri. ...
-
27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale
Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 p...
-
IKD: Nëse Kuvendi s’konstituohet as dy-tre muajt e ardhshëm, pasojat edhe më të rënda për Kosovën
Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që ...
-
Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave
Nga sot, rreth 1300 biznese të mëdha në Kosovë janë detyruar të kalojnë në tr...
-
AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore
Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinaris...
-
Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump
Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit ame...
-
ZRRE: Nga sot bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëd...
-
Kanosi një grua, një person në Zveçan përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në komunën e Zveçanit, pasi ...
-
Përleshje me sëpatë për çështje prone në Mitrovicë, arrestohen katër persona
Një mosmarrëveshje për një pronë ka eskaluar në përleshje fizike mes pesë per...
-
Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Besim Shala-...
-
Presidentja Osmani pret sot krerë shtetesh nga Antigua dhe Barbuda si dhe Tanzania
Presidenca ka bërë të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osm...
-
Punëtorët e “Pastrimit” e kaluan edhe një natë para Komunës- Vazhdon dita e 11-të e grevës
Prej njëmbëdhjetë ditësh, punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” po qëndro...