Lajme

Në këto lagje të Prishtinës sot mund të ndërprehet furnizimi me ujë

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 24 January 2021

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak që ka rrjedhur uji në gypin e Badocit në rrugën ” Shaqir Igrishta”, mund të mbesin pa ujë të pijshën disa objekte të zonës së Matit 1, Bregut të Diellit e rrugës “Muharrem Fejza”.

Tani për tani në këtë lagje ka ujë, por që thuhet se gjatë intervenimit mund të ndërprehet furnizimi.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Prishtinë, 24 janar – Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

Si shkak i këtij intervenimi , pa ujë të pijshëm  mund të mbesin disa objekte të zonës së  Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura).

Deri në sanimin e defektit kërkojmë mirëkuptim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera