Lajme

Në këtë vend të Evropës po eksporton më së shumti Kosova

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 22 May 2020

Për vetëm një muaj Kosova ka eksportuar 12 milionë euro mallra në vendet e Bashkimit Evropian.

Kështu thuhet në raportin e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë raport thuhet se shteti në të cilin më së shumti ka eksportuar Kosova për muajin prill është Gjermania me 8.9%.

Pas Gjermanisë partner tjetër i Kosovës në eksport nga BE-ja është Britania e Madhe në të cilën vendi ynë ka eksportuar 5.6%.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.4 milionë Euro, ose rreth 38.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8.9%), Britania e Madhe (5.6%), Holanda (4.0%), Suedia (4.0%), etj.”, thuhet në raportin e ASK-së./Gazeta inFokus/

 

 

 

Të tjera