Lifestyle

Në këtë vend prindërit e divorcuar do të punojnë 4 ditë në javë

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 04 April 2024

Prindërit e divorcuar që po ndajnë kujdestarinë e fëmijëve në Francë së shpejti do të punojnë katër ditë në javë. Nga shtatori, kush punon në zyrat administrative dhe kujdesen për fëmijët me “rregullime alternative” do të kenë një ditë shtesë pushimi kur do të kenë radhën për të mbajtur fëmijën. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i francës, Gabriel Attal. Mbetet ende e paqartë nëse orët totale të punës do të reduktohen për prindërit e divorcuar apo do të shtohen në ditët e tjera të javës kur ata nuk e kanë kujdestarinë për të plotësuar mesatare standarde prej 35-orë në javë.

Attal tha se dëshiron të zgjerojë praktikën në të gjithë fuqinë punëtore si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar cilësinë e jetës së punës në Francë. Në një sondazh të kryer muajin e kaluar, 77% e personave që punojnë në administrata thanë se e mbështesin idenë, edhe nëse kjo do të thotë se ata do të punojnë më shumë orë gjatë ditëve të tjera të javës. Franca theksoi vuri në dukje një prove katër-ditore në Britani që përfshin 61 kompani që u zhvillua gjatë një periudhe gjashtëmujore në 2022.

Rikujtojmë, se Australia do të prezantojë ligje që do t’u japin punëtorëve të drejtën të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës pa pasoja, ndërsa punëdhënësit që shkelin rregullin do të duhet të paguajnë gjoba. E ashtuquajtura “e drejta për të hequr dorë” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligj që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe të ndihmojnë në vendosjen e një ekuilibri midis punës dhe jetës private.

-Advertisement-

“Një shumicë e senatorëve pranuan se e mbështesin projektligjin”,-tha ministri i Punësimit, Tony Burke i Partisë Laburiste në pushtet. Projektligji pritet të prezantohet në Parlamentin Australian këtë javë. “Thjesht duam të themi se dikush që nuk paguhet për punën 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është online dhe nuk disponohet 24 orë në ditë”,-deklaroi kryeministri i Australis, Anthony.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera