Rajoni dhe Bota

Në këtë vend borxhet dhe gjobat mund t’i paguani me “Bitcoin”

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 10 June 2021

Shteti i El Salvadorit është bërë vendi i parë në botë ku kriptovaluta “Bitcoin” është bërë ligjore.

Kongresi i El Salvadorit e aprovoi ligjin për “Bitcoin” me 62 nga 84 vota të mundshme.

Me anë të këtij ligji, tashmë detyrimet financiare, borxhet publike ose private, pagesat e taksave, kontrata, gjobat ligjore ose dëmet mund t’i paguani me anë të “Bitcoinit”.

-Advertisement-

Ata që votuan kundër këtij ligji, e quajtën këtë veprim të Qeverisë së El Salvadorit si marketing politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera