Sport

Në këtë televizion kosovar mund ta shikoni drejtpërdrejtë dhe falas takimin ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 16 May 2021

Gjilani dhe Prishtina do të ballafaqohen sot në kuadër të xhiros së parafundit (35) në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit kanë udhëtuar në Gjilan për tu shpallur kampion, pasi iu nevojiten vetëm një pikë për ta bërë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër gjilanasit futen në këtë takim pa ndonjë objektiv, pasi e kanë siguruar vendin e katërt në tabelë.

-Advertisement-

Kjo përballje nisë nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshjes ndërmjet gjilanasve dhe prishtinasve përveç në Artmotion mund ta shikoni drejtpërdrejtë dhe falas edhe në Klan Kosova.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera