Lifestyle

Në këtë shtet lejohen dasmat në kohë të koronavirusit, por dhëndri nuk duhet ta puthë nusen

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 May 2020

Sri Lanka hoqi masat kufizuese që ndalonin organizimin e dasmave në mesin e pandemisë së koronavirusit, por në bazë të rregullave të reja dhëndrit nuk i lejohet të puthë nusen.

Të paktën, jo në publik. Pasanikët e këtij vendi organizojnë zakonisht ceremoni martesore me mijëra të ftuar. Kremtimet në raste të tilla zgjasin shpesh me ditë të tëra e përfshijnë shumëllojshmëri ushqimesh, pije, vallëzim e këngë. Por udhëzimi i fundit nuk lejon që në dasma të ketë më shumë se 100 të ftuar, të cilët duhet të rrijnë një metër larg njëri tjetrin e të mbajnë maska.

Këtu nuk përjashtohet as cifti që po lidh kurorë.

-Advertisement-

“Nuk do të lejohen puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh”, thanë zyrtarë vendas.

Njerëzit sipas tyre në evente të tilla, duhet të përshëndeten pa u prekur. Sri Lanka e vendosi karantinën në 20 mars, por i ka kufizuar ndjeshëm masat e izolimit në mjaft zona që nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Vendi me 21.67 milionë banorë numëron 1.000 infektime dhe vetëm 9 vdekje nga koronavirusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera