Lajme

Në këtë qytet të Kosovës do të vendosen të burgosurit nga Danimarka

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 16 December 2021

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se Danimarka do ta shfrytëzojë qendrën korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen në shtetin tonë, shkruan Gazeta Infokus.

Sallahu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se institucionet daneze i kanë vlerësuar pozitivisht kapacitetet tona në këtë drejtim prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese.

“Mbretëria e Danimarkës ka vlerësuar nivelin e lartë të sigurisë dhe infrastrukturën e burgjeve të Kosovës, prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese të kësaj marrëveshje. Me këtë marrëveshje Mbretëria e Danimarkës do ta shfrytëzojë qendrën korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen nga qendrat korrektuese të Mbretërisë së Danimarkës”, ka shkruar Sallahu.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tregoj se ku do të destinohet shuma prej 210 milionë euro që do të përfitoj Kosova nga kjo.

“Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vite përfiton 60 milion euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milion euro për nevojat tjera që ka Republika e Kosovës”, ka shkruar Sallahu. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera