Lajme

Në këtë moshë ua mori jetën virusi burrit nga Klina e gruas nga Prizreni

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 01 October 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar dy raste të vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimit ku ka treguar edhe moshat e të vdekurve.

Një i vdekur është i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore.

-Advertisement-

Burri nga Klina i takon moshës mbi 70 vjeç, kurse gruaja nga Prizreni i takon moshës mbi 60 vjeçe.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600

Në total numri i rasteve aktive është 2.559/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera