Në këtë link mund të aplikoni për 70 eurot e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 01 September 2023
Komuna e Prishtinës ka hapur sot thirrjen për subvencionim të familjeve të Prishtinës për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private.
Në një konferencë për media të premten, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati tha se subvencionimi do të bëhet në vlerë 70 euro për familjet me të ardhura nën 500 euro.
“Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë është për të ndarë me ju lajmin e mirë se kemi hapur thirrje për subvencionimin me nga 70 euro të familjeve të Prishtinës që t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private”, tha Musmurati.Memli Krasniqi uron fillimin e vitit të ri shkollor: Dështimi i Qeverisë me libra solli zhgënjim te prindërit
Komuna ka publikuar thirrjen për aplikim. Atë mund ta gjeni në uebsajtin zyrtar të komunës.
Aplikimi bëhet përmes shkarkimit të formularit dhe plotësimit të tij. Pastaj, atë duhet ta dërgoni në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në sportelin nr. 5, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Në këtë vegëz mund të mësoni kriteret për subvencionim dhe të shkarkoni formularin e aplikimit: LINK
Kriteret:
– Kjo thirrje për subvencionim vlenë vetëm për familjet të cilat të hyrat i kanë nën 500 Euro dhe këtë e dëshmojnë me dokumentet e kërkuara më poshtë;
– Fëmijët e prindërve që janë të regjistruar dhe që regjistrohen në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës mund të aplikojnë në këtë thirrje publike;
– Në institucionet parashkollore private mund të regjistrohen fëmijët prej moshës 9 muaj deri në 6 vjeç dhe subvencionimi bëhet për këtë periudhë kohore;
– Llogaritja e moshës së fëmijëve për subvencionim nuk bëhet duke marrë parasysh datën e regjistrimit, por datën e fillimit të shërbimit, përkatësisht duke marrë parasysh datën 1 Tetor;
– Një familje mund të aplikojë për subvencionim për më shumë se një fëmijë;
– Nëse Komisioni i pranimit të fëmijëve gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për subvencionim konstaton se ka dy e më shumë fëmijë me pikë të barabarta, atëherë duhet praktikuar shortin, i cili bëhet në prani të prindërve të fëmijëve;
– Shuma e dedikuar për të zbatuar subvencionimin është 100,000.000 (njëqind mijë) Euro dhe do të mbulojë subvencionimin e 120 fëmijëve për këtë thirrje;
– Subvencionimi i fëmijëve në IP bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme:
Nr. Kategoria
1 Fëmijët bonjakë pa të dy prindërit 100
2 Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i punësuar 90
3 Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i papunësuar 80
4 Fëmijët me nevoja të veçanta 80
5 Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i punësuar 60
6 Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i papunësuar 30
7 Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së 50
8 Fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së 50
– Të gjitha statuset e të gjitha kategorive të përfshira në tabelën e mësipërme duhet të dëshmohen me dokumente valide të lëshuara nga institucionet relevante;
– Prindërit që kualifikohen për të marrë subvencionimin detyrohen që çdo muaj të sjellin në Drejtorinë e Arsimit faturën për pagesë mujore të IP-së private. Në të kundërtën, Komuna nuk do të mund të bëjë subvencionimin për muajin pasues;
– Pagesat nga Komuna për prindërit do të bëhen nga data 1 deri me datën 5 të çdo muaji.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...