Në këtë komunë, mësimi po zhvillohet në xhami e çajtore!
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 04 February 2018
Kjo shkollë në Novo Sellë të Bogovinës u dogj para tre muajve nga një kabllo e vjetër.Nga ajo ditë asgjë nuk është ndërmarrë për renovimin e saj. Shkolla vazhdon të mbetet në rrënoja dhe në mungesë të shkollës nxënësit mësimin po e ndjekin në xhami, çajtore dhe ambulancë.
“Nuk po mësohet, më mirë në shkollën e vjetër, se sa këtu”, tha një nxënëse.
“Mësimin e zhvillojmë në kushte shumë të vështira, pas djegies së shkollës. Nxënësit kanë dëshirë më të madhe të ndërtohet shkolla. Gjithnjë pyesin se kur do të ndërtohet, atje kishim kushte e mira”, tha një mësimdhënës.
Drejtori i shkollës, thotë se të gjitha dokumentet janë bërë gati dhe janë dërguar në Ministrinë e arsimit, dhe se tani pritet përgjigje. Ai shpreson se këta nxënës deri në fund të vitit do të hynë në objekt të ri.
“Sipas vullnetit të të gjithë aparatit të shtetit, shpresojmë se në shkollën e rinovuar do të hymë në fillim të vitit ri shkollorë 2018-2019, por nëse nuk hymë me 1 shtator do të hymë me 1 tetor, këtë vit kalendarik shpresojmë të arrimë të hymë në një objekt të ri”, u shpreh Taip Miftari, Drejtor i Shkollës 11 Tetori Bogovinë.
Përgjegjësi për arsim në Komunën e Bogovinës, thotë se kjo shkollë do të ndërtohet nga themeli dhe presin nga ministria e arsimit, për hapjen e tenderit.
Shpresoj se muaji i dytë ose marsi, duhet të filloj procedura administrative dhe pasi që bëhet fjalë për një fshat kodrinor malor, duhet të presim për krijimin e kushteve atmosferike të fillojmë me punë në ndërtimin e godinës shkollore”, tha për Tv 21 Nuriman Tefiku, përgjegjës për arsim nga Komuna e Bogovinës.
Nga ministria e arsimit thonë se do të dalin me një plan konkret lidhur me investimet kapitale. Se a do përfshihet edhe kjo shkollë mbetet të shihet.Ndryshe në këtë shkollë mësimin e ndjekin rreth 200 nxënës.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...