Lajme

Në këtë faqe nxënësit e Luginës së Preshevës mund të ndjekin mësimin falas shqip

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 18 September 2020

Nëpërmjet platforëms Akademi.al nxënësit e Luginës së Preshevës mund të ndjekin mësimin falas.

E mësimi aty do të mbahet në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Infokus.

Ish-minsitrja e arsimit në Shqipëri Besa Shahini e ka bërë të ditur këtë platformë duke thënë që krejt nxënësit e Luginës së Preshevës që nuk mund të shkojnë në shkollë tash në kohë pandemi, mësimin mund ta ndjekin në platformën në fjalë.

-Advertisement-

“Akademi.al është platforma falas e mësimit online. Deani në klasën e tretë, sot u regjistrua shumë thjeshtë dhe ndoqi orën e mësimit të gjuhës shqipe. Kjo platformë u jep mundësi të gjithë nxënësve që të mos humbasin mësimin nëse nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, por edhe të ripërsërisin mësimet e shkollës në kushte shtëpie 🧑🏻‍💻📚

Falënderoj UNICEF Albania për kontributin në zhvillimin e platformës për mësimin online, si dhe mësuesit e TIK-ut që mbyllën me sukses trajnimin e po mbikëqyrin përdorimin e kësaj platforme për gjithë mësuesit e tjerë në shkollat ku punojnë 👩🏻‍🏫👨🏼‍🏫”, ka shkruar Shahini.

E kjo është mirëpritur edhe nga shqiptarët e Luginës.

Për këtë platformë ka shkruar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Serbi.

“Akademi.al është platforma falas e mësimit online edhe për nxënësit e Luginës së Preshevës. Kjo platformë që u jep mundësi nxënësve që të mos humbasin mësimin nëse nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, por edhe të ripërsërisin mësimet e shkollës në kushte shtëpie është e lejuar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë.

https://ëëë.rasporednastave.gov.rs/obrazovanje-albanski.php

Falënderoj Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Besa Shahini, për ofrimin e mundësive shtesë për nxënësit e Luginës së Preshevës, në situatë të vështirë për shkak pandemisë me Covid-19”, ka shkruar Mustafa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera