Në këtë ditë merret vendimi për t’i dhuruar 50 euro të infektuarve me koronavirus në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 20 November 2020
Prishtina merr vendimin për t’i dhuruar 50 euro të infektuarve me Covid të mërkurën.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vendimi për dhurimin e 50 eurove të gjithë atyre që janë infektuar në këtë komunë, do të merret të mërkurën.
Ai njoftoi se përjashtim do ketë për grupmoshat e pensionuara, të cilëve do t’iu ofrohen 100 euro nga komuna. Një gjë të tillë, Ahmeti e bëri të ditur në ‘Facebook’-un e tij
“Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020”, deklaroi ai.
Ai ka falënderuar partitë e tjera në Kuvendin Komunal për unitetin dhe vullnetin që kanë treguar.
Postimi i plotë:
Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020.
Deri të marten do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për penzionistë të infektuar me covid do të jetë 100 euro.
Të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund ti marrin në sistemin publik shëndetësor.
Edhe një herë sikurse edhe shumë herë më parë falenderoj Kuvendin dhe të gjitha partitë për unitet dhe konstruktivitet kur reagohet për krizen dhe ndihmen për qytetarët. Nder e krenari!
Të tjera
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...