Lajme

Në këtë ditë merret vendimi për shtrenjtimin ose jo të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 28 January 2022

Më 31 janar, të hënën, pritet të merret vendimi nëse do të miratohet propozimi për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Njoftimin e ka dhënë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, përmes një njoftimi.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tij të dytë (II) për këtë vit. Seanca do të mbahet me datë 31 janar 2022 prej orës 14:00, në zyrat e ZRRE”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimit për tarifa të reja të energjisë elektrike. Seanca e Bordit përveç që është e hapur për publikun, po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit në Facebook.

Ndryshe, nëse miratohet ky propozim, atëherë, rryma pritet të shtrenjtohet për 9 për qind, për kategorinë që shpenzon deri në 600 KWh, dhe 200 për qind për kategorinë që shpenzon rrymë mbi 600 KWh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera