Lajme

Në këtë ditë do të fillojë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 06 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ai ka thënë se vaksina që po ju jepet punëtorëve shëndetësorë dhe qytetarëve është e sigurte dhe nuk ka efekte anësore serioze, shkruan Gazeta inFokus.

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

Vitia po ashtu ka treguar se vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç do të fillojë me 8 prill.

“Nga data 8 e këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Vaksinimi po shkon shumë mirë. Qendrat e vaksinimit po vazhdojnë të bëjnë vaksinimin. Nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjenteve tjera dhe presim shumë shpejt që ky kontingjent të vie. Vaksina është e sigurt, nuk ka efekte aspak serioze në asnjë prej atyre që e kanë marrë vaksinën”, ka thënë ai.

Vitia ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19./Gazeta inFokus/

Të tjera