Lajme

Në kërkim për atentatin ndaj kreut të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, vetëdorëzohet 19-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 15 October 2020

Është vetëdorëzuar në polici Ilirjan Hasanaj, i riu i dyshuar si autor i plagosjes së dyfishte të ndodhur gjatë ditës së diele në Shkodër, ku mbetën të plagosur shefi i policise bashkiake të Malesisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij.

Pas disa ditëve arrati, 19 vjeçari i është vetëdorezuar patrullave të policisë në Velipojë.

Mesditën e 11 tetorit në Shkodër, Ilirjan Hasanaj dyshohet se i është afruar mjetit të kreut të bluve dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babain e tij, ndërsa shpëtoi pa lëndime e shoqja.

-Advertisement-

Pista kryesore ne të cilën po heton aktualisht policia, është ajo e shënjestrimit për shkak të detyrës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me lot në sy babai i bëri thirrje për dorëzim 19 vjeçarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera