Rozë

“Në karantinë kemi bërë shumë…”/ Bebe Rexha tregon për jetën intime me të dashurin e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 30 October 2020

Bebe Rexha komentohej që nga muaji korrik për një romancë të re, por ajo vendosi ta ’zyrtarizonte’ atë në muajin shtator.

Mediat e huaja zbuluan se i dashuri i saj i ri është Keyan Safyari.

Së fundmi këngëtarja ka treguar në një intervistë për “People” se si po i shkon lidhja e saj me Keyan. Këngëtarja ka treguar se ai është një njeri shumë i ëmbël dhe se e mbështet shumë.

-Advertisement-

Ndërsa kur është pyetur se çfarë e bën lidhjen të funksionojë, Bebe është përgjigjur:

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“, tha Bebe.

Si e ka kaluar Bebe karantinën me të dashurin e saj?

“Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë s***”, është përgjigjur këngëtarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera