Lajme

Në Kamenicë do të ndërtohen stacione hidrometrike dhe hidrometeorologjike

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 30 August 2018

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot u takua me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me ç’rast diskutuan për projektin “ Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, i cili financohet nga MMPH-ja.

Gjatë këtij takimi  u ra dakord që në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione hidrometeorologjike, të cilat parashihet të bëjnë matjen e nivelit të ujërave e cila, e që do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.

Matoshi tha se krijimi i rezervave ujore në Kosovë, është prioritet i ministrisë që ai drejton.

-Advertisement-

“MMPH kujdes të veçantë do t’i kushtojë krijimit të rezervave ujore përmes krijimit të digave të reja. Hidrosistemi Kikë- Kremenatë është prioritet dhe jemi duke ndërmarrë hapa konkretë në realizimin e këtij projekti madhor”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka vlerësuar të domosdoshme ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”.

“Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera