Në kalanë e Vushtrrisë kthehet lufta për restorant
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 17 October 2019
Restoranti i dajës së ish-kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka gjasë të hapët së shpejti në Kalanë e Vushtrrisë. Dy vite më parë një nismë e tillë ishte ndërprerë pas kundërshtimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile në këtë komunë, të cilët i dolën në mbrojtje Kalasë së qytetit.
Por, këtë të mërkurë Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve brenda një dite, pa pyetur askënd në Komunën e Vushtrrisë, ka vendosur ta rihap këtë çështje dhe t’ia japë përsëri në shfrytëzim një pjesë të kalasë, kompanisë “Dardania Castle” me pronarë Mentor Salihu.
Kundër këtij vendimi ka dalë i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke e quajtur skandaloz vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, në një procedurë super të shpejtë, brenda 1 dite të vetme, pa e njoftuar fare Komunën e Vushtrrisë, në kundërshtim me qëndrimet e Kuvendit të Komunës, ka nxjerrë vendim të kundërligjshëm për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit për gastronomi???”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Ai është zotuar se nuk do të lejojnë që ky objekt të kthehet në biznes.
“Kalaja është trashëgimi kulturore e qytetit të Vushtrrisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet restorant!”, ka thënë i pari i Vushtrrisë.
Në krah të kryetarit, kanë dalë edhe shoqëria civile.
Njëra nga organizatorët e nismës “Mos ma prek Kalanë!”, Leonora Aliu ka thënë se ky është vendim i turpshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë, shkruan gazeta inFokus.
“Përkundër reagimeve e protestës qytetare herën e fundit kur pati një tentim të tillë nga daja i kryetarit të atëhershëm të komunës, Bajram Mulaku. Prokuroria e shtetit pati nis hetim asokohe madje. Në emër të qytetarëve dhe organizatorëve të protestës “Mos ma prek Kalanë!”, bëjë thirrje për veprim të institucioneve të ligjit për mbrojtjen e monumentit tonë të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Aliu./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...