Lajme

Në Kabinë të Votimit të nënvizuar disa nga emrat e PAN-it (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 11 June 2017

Disa nga emrat e kandidatëve të Koalicionit PAN janë nënvizuar në listën e kandidatëve të subjekteve politike.

Në Drenas në një qendër votimi, te lista e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike, disa nga kandidatët e Koalicionit PDK-AAK-Nisma janë të nënvizuar.

Shumica e emrave të rrumbullakësuar në listë janë kandidatë për deputetë të PDK-së, ndërsa ka edhe të Nismës për Kosovën.

-Advertisement-

Sefer Sinani, kryesues i vendvotimit 05D tha se të moshuarit ndodh të bëjnë shenja në lista.

“Të moshuarit nuk po dijnë me votu. Ne ju tregojmë si votohet nëse na pyesin, por të moshuarit as nuk dijnë, as nuk pyesin, prandaj ata vendosin shenja në librat e votimeve. Siç edhe po e shihni ne po i kontrollojmë dhe po i vendosim librat e reja”, tha Sinani.

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera