Lifestyle

Në jetë i dashurojmë vetëm tre persona – ja kush janë?

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 14 May 2017

Tri dashuri të rëndësishme dhe tri leksione të rëndësishme.

Madje edhe nëse nuk jeni emocionuesit më të mëdhenj, jemi të sigurt që deri tani jeni dashuruar disa herë, mirëpo sipas shkrimit të revistës “Elefant”, vetëm tri dashuri janë të rëndësishme në jetën tonë.

Duhet pasur parasysh që secila nga to është e pranishme në jetën tonë për arsye mirë të njohura, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Dashuria e parë

Zakonisht fjala është për dashurinë e cila zhvillohet derisa jemi të rinj, por më së shpeshti fjala është për shkollën e mesme. Atëherë shfaqet idealizimi dhe ai më parë na rikujton përrallat të cilat i kemi lexuar kur kemi qenë fëmijë.

Dashuria e dytë

E dyta do të duhej të ishte dashuri e rëndë. Ajo ka të bëjë me njohjen e gjërave të reja të cilat mësohen nëpërmjet leksioneve të dhimbshme. Partnerët mësojnë për veten, kuptojnë se sa shpesh dëshirojnë të jenë të dashur. Dashuria e dytë shkakton pikëllim, qoftë kur është fjala për gënjeshtrat apo manipulimet.

Dashuria e tretë

Këtë dashuri nuk e presim, shpesh mund të na duket e gabuar dhe në rastet më të shumta dashuria e tretë i shkatërron idealet e mbetura të cilat i kemi krijuar për atë se çfarë do të duhej të ishte dashuria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera