Lajme

Në javën kundër Korrupsionit kërkohet sqarim për mos trajtimin me top pritet të rastit “Pronto” gjyqtarët e Prokurorisë Speciale nuk pranojnë të përgjigjen

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 04 December 2017

Dje ka filluar të mbahet “Java Kundër Korrupsionit” në Kosovë e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor shkruan Infokusi.com

Në kudër të kësaj javë sot ”Instituti i Kosovës për Drejtësi “ dhe “Columbus” në një konferencë për media të titulluar “Ora kundër Korrupsionit” kanë paraqitur 6 afera korruptive për të cilat kanë ftuar përfaqësues të institucioneve për të folur rreth tyre.

“Afera Pronto”, “Dosja Lumezi”, “Konflikti I interesit në Këshillin Prokurorial të Kosovës”, Akuzat e padëgjuara të Hashim Rexhepit” , “Polici për Policinë e Krimeve Ekonomike” dhe “Prokuroria, amnestia e vetvetes”, janë gjashtë aferat për të cilat u fol në këtë konference.

-Advertisement-

Drejtori i IKD-së, Betim Musliu gjatë kësaj konference ka folur për rastin “Pronto” për të cilin ka thënë se ky rast nuk është futur ne top rastet që të trajtohet me prioritet edhe pse është i tillë, shkruan infokusi.com

“Afera Ponto është afera e përgjimeve përmes të cilëve është dëshmuar një veprimtari korruptive dhe kjo veprimtarin sot për sot është në bazë të hetimeve nga ana e prokurorisë speciale të Kosovës përmbajtjen që e kemi dyshuar të gjithë në media është një përmbajtje e cila flet për pazare të shumta për postet publike dhe në këtë rast ka shumë veprimtari të cilat janë parë nga publiku se janë bërë në mënyrë të kundërligjshme. Kjo veprimtari prej vitit 2016 është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Speciale por ajo që në dëshirojmë të ngrisim si shqetësim është se kjo aferë përbën një nga raste më të mëdha dhe lidhet me emrat me të mëdhenj të profilit të lartë të Kosovës por si rast nuk shënohet në rastet e top shënjestruara të cilat janë krijuar si nj mekanizëm për të identifikuar rastet më të veçanta ku përfshihet profili i lartë dhe mund të ketë konfiskim të pasurisë së lartë. Në këtë rast afera “Pronto” nuk është në mesin e këtyre Top rasteve” ka thënë Musliu.

Ai ka vazhduar duke thënë se kishin përgatitur dy pyetje për Prokurorinë Speciale por prokurorë të kësaj prokurorie nuk kanë pranuar të vinë nesër dhe të përgjigjën

“ Pyetjet që do ti parashtronim nesër prokurorëve të Prokurorisë Speciale do të ishin , pse ky rast nuk është në listën e rasteve që trajtohen me prioritet absolut ?, materialet e siguruara a janë të siguruara vetëm nga mediet apo edhe nga Eulex-i, por tre prokurorë të kësaj prokurorie Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani të cilët nuk akne pranuar të vinë dhe të përgjigjën për aferën” Pronto”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera