Në BE janë skeptikë ndaj shkëmbimit të territoreve
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 01 September 2018
Ministrat e jashtëm të BE-së paralajmërojnë që të kihet kujdes me planet për shkëmbime territoriale. Kur vihen në diskutim kufijtë, hapet kutia e Pandorës, deklaruan ata.
Organizatorja, Karin Kneissl, është krejtësisht në frymën e Kongresit të Vjenës, që rivendosi rendin në Europë pas Luftërave të Napoleonit në vitin 1814. Krahas negociatave në atë kohë thuhej edhe se “Kongresi vallëzon”.
Ministrja e Jashtme e Austrisë e sheh veten tërësisht në këtë traditë.
E qesënditë dhe kritikat për aspektet politike të vallëzimit të saj me Vladimir Putinin, dy javë më parë, në festën e dasmës së saj, i kaloi pa kokëçarje.
Pas darkës me kolegët e BE-së të enjten në Vjenë, ajo raportoi tejet e vetëkënaqur, se kishte bërë të kërcenin samba dhe bossanova edhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Greqisë, Polonisë dhe Rumanisë.
“Diplomacia është më shumë se të vrasësh veshët me raporte”, do të justifikohej Kneissl për stilin me kaq shumë lëvizje të politikës së saj.
Skepticizëm për planet serbo-kosovare
Por përveç ushtrimeve shtendosëse të austriakes, duhej kaluar edhe lista e gjatë e krizave në politikën e jashtme: Aktit balancues në raportet me Iranin, çështjes së financimit të Autoritetit të palestinezëve dhe frikës nga një betejë finale në Idlib të Sirisë, i është shtuar tani edhe një tjetër dhimbje koke: propozimi më i ri presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Propozimi i tyre: që të shkëmbejnë një pjesë të Kosovës Veriore që banohet kryesisht nga serbë me Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë.
Këtu ka potencial shpërthyes, sepse jo vetëm që do të ketë shkëmbim territoresh, por sepse ky këmbim do të bëhet përgjatë kufirit etnik.
Prandaj edhe tre ish-të ngarkuarit e posaçëm për shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë, suedezi Carl Bildt, britaniku, Paddy Ashdown, dhe gjermani, Christian Schwarz-Schilling, i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit, kryediplomates së BE-së, ku kritikojnë këtë propozim dhe shpjegojnë se një paqe e qëndrueshme mund të realizohet „vetëm në një shoqëri shumëetnike”.
Edhe qeveria gjermane ka shprehur dyshime ndaj këtij propozimi: Angela Merkel theksoi në fillim të javës se integriteti territorial aktual është një dimension i rëndësishëm.
Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, tha në Vjenë se shkëmbimi i territoreve „nuk zgjidh punë, përkundrazi hap shumë plagë të vjetra në popullsi.”
Ndërsa homologu i tij luksemburgas, Jean Asselborn, që parapëlqen të shprehet troç, paralajmëron që „rajoni të mos copëtohet”.
Kjo mund të sillte pasoja negative për të tjerët, për shembull, të inkurajonte Republikën Srpska në Bosnjë-Hercegovinë që të bashkohej me Serbinë ose presidentin rus, Vladimir Putin, që ta shikonte këtë rast si një mundësi për të justifikuar aneksimin e Krimit.
Mogherini tërhiqet
Diplomatja e BE-së, Federica Mogherini, në fillim dyshohej se ishte dakord për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Por në Vjenë ajo u tërhoq.
“Në radhë të parë duam të mbrojmë dhe të nxisim dialogun e filluar ndërmjet dy kryeqyteteve”, tha ajo.
Ajo shtoi se nuk donte t’i pengonte bisedimet e vështira, duke i përcaktuar rezultatet që më parë, dhe konfirmoi takimin e saj me dy liderët, Vuçiç dhe Thaçi, të premten e ardhshme, më 7 shtator, në Bruksel.
Mogherini përpiqet të mbështesë „çdo rezultat” të këtyre bisedimeve, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë europiane.
Dhe kjo do të thotë, sipas saj, refuzim të çdo rezultati që synon shtete të pastra etnikisht – një refuzim i shprehur me gjuhën e komplikuar të diplomacisë ndaj planeve për „spastrime etnike” në territoret e dy shteteve.
Cili është qëllimi i negociatave të saj atëherë? Duam një marrëveshje, thotë Mogherini, që do të zgjidhte të gjitha „problemet e hapura” dhe ajo përfshin këtu në mënyrë të qartë edhe njohjen e Kosovës. Plani kohor është ambicioz, sepse ajo shpreson të arrijë një sukses brenda muajve të ardhshëm, gjithsesi deri në fund të këtij viti.
Sinjal i BE-së ndaj Beogradit dhe Prishtinës
Sinjali që ministrat e BE-së i dërgojnë nga Vjena dy liderëve, Vuçiç dhe Thaçi, është i qartë: Këta të dy bëjnë mirë t’i shpenzojnë energjitë për zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur, për pajtimin dhe kompensimin.
Ideja e dy presidentëve për shkëmbime territoresh nuk gjen mbështetje. Ka mjaft çështje të pazgjidhura, siç janë përmirësimi i mbrojtjes së pakicave etnike ose zgjidhja e çështjeve të hapura mbi pronat, thonë ministrat.
Edhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, tani thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të merren njëherë me çështje të tjera.
Serbia është tashmë kandidate e BE-së, megjithëse përparimet e saj nuk quhen për sa kohë që Beogradi nuk ka arritur të njohë pavarësinë e ish-krahinës jugosllave.
Nëse arrihet që ky konflikt të zbutet në muajt e ardhshëm, atëherë vërtet që do të ishte një sukses i madh diplomatik i BE-së. Por se a mund të zgjidhet kjo nyje politike, pa krijuar konflikte të reja, kjo mbetet e hapur.
Të tjera
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...