Uncategorized

Në Itali janë të sigurt, Pogba pret vetëm ofertën e “Zonjës së Vjetër”

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 08 April 2022

E ardhmja e Paul Pogbasë tashmë nuk është me një mister. Mesfushori ka refuzuar ofertat e shumë klubeve dhe ka qenë i qartë në kërkesën e tij për t’u rikthyer në Torino, ku do t’i bashkohej Juventusit për sezonin e ardhshëm. Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me Manchester United përfundon këtë verë dhe duket se nuk ka shpresa për një rinovim me të kuqtë.

PSG, në krahun tjetër, po vazhdon ende negociatat për të nënshkruar me francezin këtë verë, edhe pse ai tashmë e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të rikthehet tek “Zonja e Vjetër, në ekipin ku ka kaluar katër vite duke nisur nga 2012, përpara se të nënshkruante me “Djajtë e Kuq”.

Mediet italiane raportojnë se Pogba po pret vetëm lëvizjen e Juventusit, pasi deri tani bardhezinjtë nuk i kanë ofruar ofertë zyrtare, Qëndrimi i Pogbasë pro ribashkimit me klubin italian, ku ka fituar shumë tituj, mund të nxisë “Zonjën e Vjetër të përshpejtoje lëvizjet për të nënshkruar me mesfushorin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera