Lajme

Në Itali gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 22 October 2019

Janë evakuar katër mijë njerëz nga qendra e qytetit verior, Bolzano, në Itali deri në ç’aktivizimin e bombës e cila ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo bombë u gjet gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.

Agjencia e lajmeve “Ansa” njoftoi se bomba u çaktivizua gjatë një operacioni që zgjati tri orë.

-Advertisement-

Pasi rreziku nga shpërthimi i bombës u mënjanua, autoritetet lokale dhanë shenjë për hapjen e qendrës së qytetit, rrugës kryesore dhe një hekurudhe që e lidh Italinë me Austrinë dhe Gjermaninë.

Një gazetë lokale raportoi se bomba e pashpërthyer ishte bombë e hedhur nga ajri.

Sipas historianit Ettore Frangipane, qyteti Bolzano ishte bombarduar 13 herë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 60 për qind e ndërtesave të tij ishin dëmtuar ose shkatërruar. Sipas tij, nga këto bombardime ishin vrarë 200 njerëz.

Ky rajon kishte mbetur nën kontrollin e nazistëve për një kohë të gjatë pas dorëzimit të vitit 1943, shkruan “Independent”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera