Lifestyle

Në Islandë, për Krishtlindje dhurohen libra!!

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 10 December 2019

Krishtlindjet në Islandë do të thonë shumë libra poshtë pemës së vitit të ri. “The Jolabokaflod”, sic njihet atje, është një traditë e shumëadhuruar në këtë vend që prej vitit 1945. Rreth dy te tretat e të gjithë librave të vitit botohen vetëm në muajt e festës, nëntor dhe dhjetor.

“Kjo është periudha më e ngjeshur e vitit për botimet; gjatë këtyre dy muajve ne nxjerrim në treg një numër të madh librash, edhe pse mbetet sërish një sfidë që të tërheqësh vëmendjen e mediave dhe lexuesit. Arsyeja përse ekziston jolabokaflod është sepse kemi të bëjmë me një treg të vogël dhe librat kushtojnë goxha. Kështu që nuk mundesh t`I blesh gjatë vitit, se nuk të del. Librat që dalin në këtë sezon janë me cmime të lerverdisshme”, thotë shkrimtarja Lilja Sigurðardóttir.

Edhe artistja Sigrún Hrólfsdóttir, pohon se letërsia është shumë e rëndësishme në Islandë.

-Advertisement-

“Besoj se është ajo formë arti me të cilën arrin ta lidhë veten dhe publiku I gjerë”, shprehet ajo. Në vigjilen e Krishtlindjeve, islandezët tradicionalisht shkëmbejnë mes tyre libra. Sipas të dhënave të shoqatës së botuesve të islandes, të paktën 7 në 10 banorë të këtij vendi blejne të paktën një libër si dhuratë për kërshëndella.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera